Galas: Senderos “shuhej” kundër Çelsit, frikësohej për vdekje nga… Didier Drogba!

Ka disa lloj sulmuesish, të cilët janë aq efikasë dhe të fortë sa arrijnë të “terrorizojnë” mbrojtësit kundërshtarë. Didier Drogba ka qenë njëri prejt tyre dhe ish-sulmuesi i Çelsit ishte një forcë e natyrës, por dhe një “vrasës” para portës.

Uilliam Galas, mbrojtësi francez, i cili u aktivizua për pesë sezone te Çelsi, për të kaluar pastaj tek ekipi i Arsenalit, ka zbuluar një detaj të veçantë sa i përket sulmuesit nga Bregu i Fildishtë për “Radio Montecarlo”.

Ai ishte tmerri i mbrojtësit zviceran, Filip Senderos, i cili “shuhej” përballë sulmuesit të Çelsit. Jo më kot, Drogba ka shënuar 13 gola përballë Arsenalit në 15 ndeshje të zhvilluara.

“Filip Senderos ishte në ekip me mua dhe para ndeshjeve, ai kishte shumë nevojë të fliste. Shihte vetëm, djersiste shumë dhe nuk dihej mirë. Por, me disa lloj kundërshtarësh, kjo gjë i ndodhte edhe më shumë. E kam parë kundër Çelsit, kundër Didier Drogba dhe aty ai frikësohej për vdekje.

Dukej sikur zhvillonte një ndeshje psikologjikë në dhomat e zhveshjes dhe pastaj ndeshja në fushë. Kur shihte Drogbanë në fushë, Senderos humbiste aftësitë për të luajtur. Një gjë e çuditshme, sepse ai luante më mirë përballë kundërshtarëve të tjerë”, përfundon francezi Galas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online