Fury: Joshua frikacak, nuk më rreh as me çekiçë në duar

Boksier anglez Tyson Fury ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëkombësit të tij Anthony Joshua. Në një intervistë për “BT Sport”, Fury tha se shanset që ai dhe Joshua të vihen në ring përballë njëritjetrit janë të pakta, dhe për këtë nuk është faji i tij.

“Jam i gatshëm t’i bëj Joshua-s të njëjtën gjë që i bëra Wilder-it, por të jem i sinqertë nuk besoj se kjo do të ndodhë, u kërkoj falje fansave të këtij sporti. Joshua nuk do të mundte as me dy çekiçë në duar, dhe ata e dinë mjaft mirë, s’janë aq të çmendur sa të ndeshen me mua.”

“S’duhet të harrojmë se nuk është thjesht një sport, është dhe një biznes. Ata mund të dalin në deklarata duke thënë se duan të luftojnë me mua, por në fund do të luftojnë dikë tjetër siç kanë bërë përherë”, tha Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online