Kroatët zbulojnë mashtrimin e madh, ja ç’ndodhi në miqësoren e Partizanit

Në takimin e djeshëm miqësor midis Dinamo Zagrebit dhe Partizanit, pati një detaj të veçantë, që u zbulua nga gazetarët kroat. Në tribunën e vogël të fushës stërvitore ishin të pranishëm një numër i pakët tifozësh të Dinamos dhe disa lojtarë kroatë të skuadrave.

Megjithatë, protagonisti i historisë ishte një burrë në moshë madhore që iu prezantua lojtarëve të të dyja skuadrave si një skaut i “gjigantit” anglez Mançester Siti. Megjithatë, pala kroate vuri re disa gjëra mjaft të dyshimta te i moshuari.

“Skauti” ishte shtetas çek dhe anglishtja e tij linte shumë për të dëshiruar. Të dyja këto fakte të çojnë te një përfundim logjik. Personi në fjalë ishte një “spiun” i dërguar nga Viktoria Pëlzen për të parë ndeshjet e kroatëve. Pëlzen do të ndeshet me Dinamon në muajin shkurt, në kuadër të fazës së 1/32 të Euopa League dhe mesa duket, ata kane filluar të marrin masat që tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online