Funerali i presidentit, Leister zhvendoset në Tailandë          

Lojtarët dhe stafi i Leister Sitit nuk kanë se si të mos jenë të pranishëm në funeralin e ish-presidentit Viçai Srivaddhanaprabha. Sipas “Sky Sports”, skuadra do të marrë avionin për në Bangkok menjëherë pas përfundimit të takimit të nesërm ndaj Kardifit.

Tranferta në Uells do të jetë shumë emocionale për skuadrën e Leisterit.  Sulmuesi Xhemi Vardi deklaroi se i gjithë ekipi është i motivuar në maksimum për të marrë një fitore për të respektuar kujtimin e presidentit të ndjerë.

“Viçai na thoshte përherë se rezultati nuk është i rëndësishëm, por ne si lojtarë i duam përherë tri pikët. Duhet të jemi të bashkuar. Nuk ishte vetëm një president për ne, e konsideronim si një pjesë të skuadrës. Na ka lënë shumë gjëra që do mbeten gjithmonë në kujtesën tonë”, përfundoi Vardi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online