Fundi i një epoke, De Rosi e mbyll me Romën!

0

Daniele De Rosi është një ndër lojtarët legjendë të Romës, me italianin që është pjesë e verdhekuqve prej plot 18 vitesh. Mesfushori është shndërruar në një ikonë të kryeqytetasve, duke ndjekur hapat e Françesko Totit.

Gjithsesi, tashmë De Rosi numëron plot 35 vite mbi supe dhe duket se rrugëtimi i tij me Romën ka shkuar drejt fundit. Ka qenë vetë klubi verdhekuq që ka publikuar vendimin zyrtar, për sa i përket De Rosit, i cili në fund të këtij sezoni e mbyll aventurën e tij në Itali.

Sidoqoftë, kapiteni nuk do ta mbyllë me futbollin e luajtur. Sipas klubit të Romës, De Rosi mund të transferohet në SHBA sipas gjasave, ku do të vijojë karrierën e tij në MLS.


De Rosi ka fituar dy Kupa Italie si dhe një Superkupë, teksa ka luajtur 613 ndeshje në total, duke shënuar 63 gola.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.