Fund i dhimbshëm për Pjacën, ja vendimi i Juves…

0

Marko Pjaca projektohej si një ndër investimet më të rëndësishme të Juventusit. Por, historia e kroatit te “Zonja e Vjetër”, duket se do të mbyllet me një fund të trishtë me vetëm 20 paraqitje dhe vetëm një gol.

Transferimi “bombë” i Kristiano Ronaldos ka mbyllur përfundimisht edhe ato pak hapësira që mund të kishin ngelur në krahun e majtë të sulmit, ndërsa në të djathtin treshja Dybala, Duglas Kosta dhe Kuadrado nuk i ka lënë asnjë shpresë për qoftë edhe një minutë.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, Pjaca do të jetë një ndër të sakrifikuarit për rregulluar bilancet financiare që kanë pësuar një goditje të fortë nga firma me “CR7”. Nga Firence ka ardhur interesimi i parë, por Fiorentina kërkon një hauzim me opsion blerje, ndërsa Juve pranon vetëm blerjen e detyrueshme të kartonit. Ndoshta po të mos kishte qenë për atë dëmtim makabër në një miqësore krejt të pakuptimtë me përfaqësuesen kroate, historia e Pjacës te kampionët e Italisë do të merrte një kthesë tjetër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.