FSHF vendos, ja arbitrat që gjykojnë në Laç dhe Fushë-Krujë

Zhvillohen sot dy përballjet e fundit të javës së 15-të të Kategorisë Superiore. Laçi pret Kamzën, kurse Kastrioti-Flamurtarin. Dy ndeshje për t’u parë, me kurbinasit që kërkojnë të ndjekin Teutën e vendit të tretë dhe të parakalojë Kukësin në klasifikim.

Nga ana tjetër Kamza kërkon pikë mbijetese, ashtu si Kastrioti në Fushë-Krujë ndaj vlonjatëve. Krutanët janë paraqitur mirë së fundmi dhe ishin shumë pranë marrjes së një pike një javë më parë në transfertë me Laçin, por lojërat nuk mjaftojnë.

Duhen pikët maksimale dhe ndaj Flamurtarit që vjen pas një triumfi me Partizanin kryesues, padyshim që nuk do të jetë aspak e lehtë. Së fundmi janë publikuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në dy takimet e sotme që zhvillohen prej orës 14:00.

KATEGORIA SUPERIORE – Java 15
E diel, më 2 dhjetor, ora  14:00

KASTRIOTI-FLAMURTARI (Stadiumi “Redi Maloku”)
Gjyqtarë: Andi Koçi, Enea Pashaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

LAÇI-KAMZA (Stadiumi i Laçit)
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Redvan Shaba, Ardian Beqiri
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *