Froni i La Ligës i rëndë për Sevijan, Alavesh konfirmohet “kockë e fortë”

Alavesh dhe Sevija u ndan në barazim në sfidën e fundit të La Ligës për ditën e sotme. Andaluzianët arritën të merrnin një pikë, pas disavantazhit, në të cilin u gjendën pas fundit të pjesës së parë. Tashmë ekipi i drejtuar nga Maçin zbret në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Barcelonës.

Sfida u dominua thuajse krejtësisht nga vendasit në pjesën e parë, të cilët patën disa raste për shënim, por vetëm në minutën e 37-të arritën të konkretizonin me anë të Xhonit. Gjysma e parë e ndeshjes u mbyll me avantazhin e Alavesh.

Në fraksionin e dytë Sevija e shtoi presionin, duke i detyruar vendasit të mbylleshin prapa. Kur duheshin dhe 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, ishte Ben Jeder, i cili shënoi për të vënë baraspeshën. Kështu andaluzianët zbresin në vendin e dytë, pas një javë si të parët, ndërsa Alavesh konfirmohet surpriza e këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online