Zyrtare/ Kalendari i plotë i Kosovës në Euro 2020

Pas hedhjes së shortit, edhe skuadrat e Grupit A kualifikues të Euro 2020, aty ku luan përfaqësuesja e Kosovës, nuk e kishin aspak të vështirë që të opërcaktonin kalendarin e ndeshjeve. Në grupin me pesë ekipe, do të luhen në total tetë ndeshje, të cilat nisin në fundin e muajit mars dhe përfundojnë në mesin e muajit nëntor.

Kosova do t’a nisë rrugëtimin e saj me ndeshjen në Prishtinë kundër Bullgarisë, në datën 25 mars. Më te, ekipi i Shaland do të luajë dy ndeshje me radhë jashtë fushe: me Malin e Zi më 7 qershor dhe në Bullgari më 10 qershor.

Sfidat e vështira nisin në shtator 2019, kur më datë 7, Kosova do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Republikës Çeke, ndërsa në ndeshjen e pestë do të zbresë në stadiumin mitik “Uembli”, për të luajtur ndaj Anglisë. Pikërisht “Tre Luanët” do të jenë edhe skuadra ndah së cilës mbyllen kualifikueset e Kosovës, me shpresën se ndeshja në Prishtinë mund t’i dhurojë të tjera kënaqësi mbështetësve të skuadrës.

Grupi A/ Kalendari i ndeshjeve

Ndeshja e parë 25 mars 2019: Kosovë-Bullgari

Ndeshja e dytë 7 qershor 2019: Mali i Zi-Kosovë

Ndeshja e tretë 10 qershor 2019: Bullgari-Kosovë

Ndeshja e katërt 7 shtator 2019: Kosovë-Rep.Çeke

Ndeshja e pestë 10 shtator 2019: Angli-Kosovë

Ndeshja e gashtë 14 tetor 201: Kosovë-Mali i Zi

Ndeshja e shtatë 14 nëntor 2019: Rep.Çeke-Kosovë

Ndeshja e tetë 17 nëntor 2019: Angli-Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online