FOTO | Terr, probleme me fushën dhe anti-Halili: ana tjetër e Laçi-Tirana

Laçi ia doli të fitojë në debutimin e Besnik Prengës në Superiore. Kurbinasit mundën 2-1 Tiranën, ndërkohë që ajo çka ra në sy kishte të bënte me gjendjen e fushës së stadiumit të bardhezinjve. Reshjet e shiut e vështirësuan punën e skuadrave, që duhet të luanin me top të gjatë.

Pak kohë më parë te Laçi ndërhynë në fushë, teksa mbollën barin e ri. Por problematikën që krijohet kur ka reshje, nuk mund ta zgjidhin dot. Por në takimin e djeshëm një tjetër problem kishte të bënte me orarin e nisjes së takimit.

Nga fundi u bë e vështirë të shikoje, pasi nisi të binte muzgu. Ndryshe nga një javë më parë, Sektori i Garave në FSHF nuk bëri ndryshime dhe takimi Laçi-Tirana nisi nga ora 14:00. Minimalisht duhet të kishte startuar 30 minuta më herët.

Nuk munguan as Fanaticks ditën e djeshme. Ata mbërritën në stadium rreth minutës së 20-të, ndërkohë që nuk mungoi as banderola kundër presidentit Refik Halili. Por delegati i ndeshjes, Bujar Pregja nuk e ndaloi lojën. Ndaj Teutës në Shijak nuk nisi ndeshja pa u hequr banderola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *