Foto nudo nga fanset dhe kartoni 120 milionë euro, Zhoao Feliks i nxjerr të gjitha

Zhoao Feliks është lojtari më i përfolur i muajve të fundit në Portugali. Sulmuesi i Benfikës po spikat me aftësitë e tij, që kanë sjellë interesin e klubeve elitare dhe një ftesë nga kombëtarja e Portugalisë.

Në një intervistë për medien portugeze “Record”, 19-vjeçari pranoi se shpërthimi i muajve të fundit te Benfika e ka ndihmuar shumë në raportin që ka me lidhjet romantike. Ndër të tjera Feliks zbuloi dhe një detaj, ndoshta të tepërt.

“Disa fanse më dërgojnë foto nudo në llogarinë timë ne “Instagram”, por i refuzoj çdo herë”, tha Feliks dukje qeshur”.

Prej disa javës Feliks përflitet si lojtari që do thyejë rekordin e transfertës më të shtrenjtë në kampionatin me një çmim diku 120 milionë euro, por këto lajme cilësohen si krejt të papërfytyrueshme nga vetë lojtari.

“Nuk kuptoj se si dalin këto shifra për mua. Nuk marr vesh fare nga merkato ose shpenzimet që bëjnë klubet. Unë jam thjesht një futbollist, paguhem për të luajtur futboll, vetëm kaq. Po të më pyesësh sa e vlerësoj veten, do të thoja 2 milionë euro, ky çmim më duket i mirë”, tha Feliks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *