Jahmir Hyka luan në Amerikë prej 2 sezonesh, teksa aktivizohet me skuadrën e SJ Earthquakes. Mesfushori është rikthyer në Tiranë tani, pasi sezoni në Amerikë ka përfunduar dhe është koha për pushime.
30-vjeçari ka luajtur në të shkuarën me fanellën e Tiranë, por duket se dashuria e atëhershme vijon të mbetet edhe sot. Lojtari i Kombëtares është shfaqur sot në stadiumin “Selman Stërmasi” më saktë në sektorin e gazetarëve për të ndjekur takimin Tirana-Skënderbeu.