VIDEO | Rikthehen retë e zeza, Eibari shkatërron Realin

Shkarkimi i Lopeteguit dhe ardhja e Santiago Solarit në stol krijoi idenë që Reali i dha fund krizës. Katër fitore rresht mes kampionatit, kupës dhe Champions-it, por ekipi “merengues” u rikthye te rezultatet negative.

Eibari arriti një fitore të madhe, duke mposhtur Kampionët e Europës në fuqi me rezultatin 3-0. Eskalante në pjesën e parë dhe golat e Enrik e Kikes në pjesën e dytë i dhuruan vendasve një fitore të paharrueshme, ndërsa Reali sheh përsëri re të zeza.

Mbrojtja fut ujë nga të gjitha anët, ndërsa sulmi nuk ka forcë për të shënuar. Eibari tregohet cinik, duke shfrytëzuar rastet e tij dhe ngjitet në vendin e shtatë në La Liga. Vetëm një vend më lart dhe dy pikë më shumë për Realin, që regjistron humbjen e pestë në kampionat, në 13 javë kampionat.

Eibar – Real Madrid 3-0
(Eskalante 16′, Enrik 52′, Kike 57′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online