Elton Kale pret që të sqarohet situata e tij për të ardhmen. Braziliani prej ditësh është bashkuar me Flamurtarin, por nuk mund të nënshkruaj, pasi Kukësi pretendon se e ka në kontratë. Lojtari pret që kjo situatë të zgjidhet, por në anën tjetër nuk shqetësohet shumë, te paktën kështu duket.
30-vjeçar ka postuar sot në profilin e tij në “Instagram” disa foto e video, ku shihet se po shijon bregdetin e Vlorës. Së bashku me të është dhe sulmuesi e njëkohësisht kapiteni i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, si dhe argjentinasi Agustin Torasa, i afruar këtë verë.
Entuziast braziliani me bukuritë e bregdetit shqiptar dhe siç shikohet po i shijon ditët e verës, edhe pse e ardhmja e tij është ende pezull. Vlora siç duket po i mundëson një komoditet më të madh se Kukësi.