Lika merr drejtimin, por sa shumë vështirësi ka në Shkodër

Vllaznia nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur. Pas zgjedhjes së trajnerit të ri Hasan Lika, duhen nisur menjëherë përgatitjet për edicionin e ri, ku synimet do të jenë maksimale dhe të padiskutueshme për të gjetur rrugën drejt Superiores.

Në luftë me kohën do të jetë timonier i ri, i cili duhet të nisë përzgjedhjen e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për sezonin që po vjen. Vllaznia është pas me përgatitjet dhe skuadra duhet të zbresë në fushë brenda javës që vjen, në mënyrë që të mos hasë vështirësi në javët e para.

Lika ka një mision shumë të vështirë, pasi duhet të ndërtojë skuadrën edhe duke qenë mjaft i kushtëzuar, por dhe me presionin për të mos e vënë në diskutim ngjitjen në elitë. Një punë kolosale për t’u bërë në shumë pak kohë. A do arrijë që t’ia dalë mbanë Hasan Lika?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online