E konfirmon drejtori Nexhipi, Cuculi dhe Toure sot nën urdhrat e Cungut

Kukësi është skuadra më aktive në këtë merkato. Deri më tani skuadra verilindore ka afruar plot 13 futbollistë, por duke nisur që nga sot numri do të shkojë në 15, pasi Ardian Cuculi dhe Oumar Toure mund të konsiderohen pjesë e skuadrës verilindore.

Për “Sport Ekspres” është drejtori sportiv Nderim Nexhipi që ka treguar se të dy lojtarët janë në Tiranë dhe do të jenë sot në orën 18:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës.  “Po, të dy lojtarët do të jenë sot në fushë”, ka pohuar drejtori Nexhipi.

Cuculi është një njohje e vjetër e drejtorit sportiv, pasi së bashku kanë luajtur kur kanë qenë pjesë e Partizanit. Cilësitë e Cuculit dihen dhe Kukësi nuk ka humbur kohë, duke fituar kështu rivalitetin me Flamurtarin.

Lojtari nga Guiena do të huazohet tek skuadra e Kukësit nga gjigantët e Juventusit. 19-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për skuadrën e parë, por është aktivizuar në moshat e bardhezinjve, si dhe ka qenë i huazuar në disa skuadra. Së fundmi mesfushori është aktivizuar në Austri tek Uatens. Dy lojtarë të tjerë për Cungun, i cili pas ndeshjes me Torpedon theksoi se nuk është i kënaqur me merkaton.

I pyetur nëse do të ketë më lëvizje në kampin kuksian, drejtori Nexhipi thekson se për momentin do të mendohet vetëm për ndeshjen me Torpedon ku synohet kualifikimi dhe më pas do të shihet mundësia për të ndërhyrë në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online