FOTO | “Gjirokastriti” Mezani zbret në fushë, prezantohet me skuadrën

Gentian Mezani u prezantua pak orë më parë nga vetë presidenti Grigor Tavo si trajneri i ri i Luftëtarit. Tekniku vlonjate mori drejtimin e skuadrës , pas largimit të sllovenit Milosh Kostiç. Nuk ka aspak kohë për të humbur, pasi ndeshja e radhës për bluzinjtë është të shtunën.

Tekniku vlonjat ka marrë menjëherë drejtimin e skuadrës. Pas konferencës së prezantimit, ish-trajneri i Flamurtarit dhe Laçit ka zbritur në fushën e stadiumit të Luftëtarit. Ndërkohë, pritet që së shpejti ekipit t’i bashkohet dhe ndihmës trajneri italian Franko Paskualeti, me të cilin Mezani ka punuar më parë te Laçi.

Fillimisht 38-vjeçari është prezantuar me të gjithë lojtarët. Më pas menjëherë kanë nisur puna për takimin me durrsakët. Kujtojmë që Luftëtari ende nuk e ka marrë pikën e parë, kur janë luajtur 4 javë të Kategorisë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *