Rrëfehet Milner: Jam rritur pa ngjyrën e kuqe, babai nuk ma lejonte!

Shpeshherë prindërit insistojnë t’i fusin frymën e tyre të futbollit fëmijëve, duke i bërë që të vegjël tifozë me ekipin e tyre të zemrës. Ka dhe raste kur fëmijët zgjedhin vetë, por ka disa limite. Ekipit të urryer nuk i duhet përmendur emri, ose ngjyra e ekipit.

Të ndalemi te kjo e fundit. Xhejms Milner, mesfushori i Liverpulit, ka zbuluar një detaj të veçantë, që i ka fillesat që nga fëmijëria e tij.

I ati ishte një tifoz i zjarrtë i Lids Junajtid dhe ngjyra e kuqe nuk duhej përdorur kurrë në familjen e tij. Ishte ngjyra e Mançester Junajtid dhe dy tifozeritë njihen për rivalitetin e madh mes tyre. U tha u bë! Milner nuk ka veshur kurrë diçka me ngjyrë të kuqe, derisa arriti të luante me kombëtaren e Anglisë.

32-vjeçari, i cili lumturoi të atin duke debutuar në moshën 16-vjeçare me Lidsin, ka folur për temën në fjalë për “FourFourTwo”, ku tregon episodin e veçantë.

“Është e vërtetë. Tifozët e Lidsit janë rritur duke përçmuar ata të Junajtid si rivalë që ishin. E kuqja ishte e patolerueshme. Nuk kam patur kurrë ndonjë rrobë më atë ngjyrë, as një bluzë të vetme. Hera e parë që e vesha një uniformë të kuqe, ishte kur luajta me kombëtaren e Anglisë.”

Milner kujton momentin kur nënshkroi me ekipin e Liverpulit, që e ka uniformën e kuqe dhe bisedën e parë më të atin.

“Filloi të bënte shaka me mua dhe më tha se ishte hera e parë në jetë që ishte i lumtur që po më shihte me një uniformë totalisht të kuqe”, përfundon mesfushori i “The Reds”, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe përballë PSG në Champions, ku shënoi dhe një prej golave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online