FOTO | Gjashtë muaj pa ekip, Vajushi i bashkohet Papës në Rumani

Armando Vajushi ishte një nga lojtarët më premtues gjatë kohës kur luante te Kievo, pasi vlerësohej më shumë se 2 milionë euro nga klubi italian. Viti 2015 ishte sezoni më produktiv për mesfushorin shqiptar, por karriera e tij pësoi një “rënie të lirë”.

Pas Livornos, Pro Verçelit dhe Avelinos në Itali, Vajushi nuk arriti të gjente një ekip të ri në verë dhe si pasojë, ishte një lojtar i lirë për plot gjashtë muaj.

Por gjatë ditës së sotme, mesfushori 27-vjeçar i është bashkuar ekipit rumun, Botoshani. Skuadra e Enriko Papës ka udhëtuar drejt Turqisë dhe Armando Vajushi ka qenë i grumbulluar me skuadrën.

Nuk ka ende zyrtarizim nga klubi dhe mendohet se Vajushi do të duhet të kalojë disa kohë në provë te kjo skuadër. Vetë Papa ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale në krah të Vajushit, ku të dy janë të pajisur me uniformën e skuadrës.

Papa dhe Vajushi së bashku gjatë grumbullimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *