“Të sëmurë” pas parave, sulmuesi u kërkon drejtuesve transferimin në Kinë

Prej kohës, futbolli në Kinë është zhvilluar shumë dhe shkak për këtë më së shumti janë bërë lojtarët që transferohen nga Evropa në drejtim të Azisë. Përfitimet ekonomike janë marramendëse, mjafton të përmendim këtu, lojtarë si Oskar, Hulk, apo dhe Karlos Tevez dikur, i cili ishte më i paguari në planet.

Nga kjo gjë është infektuar së fundmi dhe ylli i Uest Hemit, pikërisht Marko Arnautoviç. Austriaku, duket se ka kërkuar nga klubi i tij që të largohet në drejtim të Kinës, teksa thuhet se ekipi i interesuar është Shangai SIPG, të cilët kanë ofruar plot 35 milionë sterlina për shërbimet e 29-vjeçarit.
Sulmuesi, thuhet t’u ketë kërkuar drejtuesve që të pranojnë ofertën, pasi dëshiron të largohet drejt Kinës, ku mund të përfitojë ndoshta dy apo trefishin që merr te londinezët. Gjithsesi, oferta e parë është refuzuar nga “çekanët”, por me interes pritet se si do të vijojnë gjërat pas ndërhyrjes nga vetë Arnautoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online