FOTO | Dështakët e goditjeve të dënimit, Ronaldo për faqe të zezë

Bruno Alvesh shënoi një supergol ditën e djeshme në sfidën Parma-Milan, duke shtangur kuqezinjtë në fund. Portugezi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke lënë të palëvizur portierin Donaruma. Gjithsesi, jo gjithmonë goditjet e dënimit ekzekutohen siç duhet.

Më poshtë ju kemi sjellë “dështakët” nga katër kampionatet më të mira evropiane, për sa i përket goditjeve të dënimit. Titullin si më i dështuari e mban Ciano i Frosinones, i cili ka ekzekutuar plot 18 goditje dënimi, por asnjë prej tyre nuk ka shkuar në rrjetë.

I dyti është Kristiano Ronaldo, me portguezin që ka goditur plot 16 herë dhe nuk ka shënuar. Podiumin e plotëson David Alaba, i cili ka gjuajtur 14 herë. Për të gjetur një lojtar nga Premier League duhet të shkojmë në vendin e tetë, ku qëndron David Luiz me nëntë goditje dënimi të ekzekutuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *