FOTO | Çmenduri angleze, Origi “përjetësohet” nga tifozi i Liverpulit

Derbi i Merseyside i luajtur fundajvën e kaluar pati një fund mjaft emocionues, teksa pas një gafe të Pikford në sekondat e fundit të ndeshjes, bëri Divok Origin t’i jepte fitoren Liverpulit dhe të ringjallte sulmuesin belg, pas shumë kohësh.

Goli i shënuar nga 23-vjeçari çmendi në festë Jurgen Klop, por jo vetëm. Një tifoz, duket se ka thënë përpara ndeshjes, që në rast se Origi shënon gol unë do ta bëj tatuazh. Kjo gjë ndodhi, dhe tifozi e ka mbajtur premtimin e tij.

Tifozi në fjalë, ka bërë tatuazh në këmbën e tij emrin e Origit, pra Divock dhe e ka shkruar: “D1v0ck”, ku numri 1 simbolizon shkronjën “i” dhe njëkohësisht dhe numrin e golave të Liverpulit në derbin e fundit, ndërsa numri 0 simbolizon shkronjën “o” dhe njëkohësisht shifrën e golave të Evertonit. Diçka mjaft e veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *