FOTO | Anormaliteti nuk ka kufi, çfarë po ndodh te Luftëtari?

Luftëtari është në kaos. Problemet financiare janë ato që shqetësojnë, ndërkohë që nuk dihet as kush janë zyrtarët e klubit. Rigels Malile, i njohur deri pak kohë më parë si zëvendës për shtyp, nga një shkresë e fundit zbulohet se është drejtor sportiv i bluzinjve.

Ndërkohë së fundmi të paktën në kampin bluzi kanë arritur të sigurojnë një lidhje interneti. Kur ka dy ditë që lajmi për problemet financiare të bluzinjve ka marrë dhenë, në Gjirokastër janë zgjuar dhe kanë postuar një shkresë (Kliko këtu) ku zbulojnë vetë të gjithë problematikat në të cilat janë përfshirë.

Postimi i bërë në webin zyrtar të Luftëtarit

Në fakt nuk është asgjë e re, pasi shkresa ka dalë në media dhe nuk përbën më lajm. Por ajo që habit ka të bëjë me faktin se si një letër që drejtori sportiv i klubit ia drejton aksionerëve, postohet në uebin zyrtar të klubit. Vallë ia kemi arritur asaj dite që të shohim te klubet tona të kemi një nivel të tillë transparence? E pamundur!

Diçka nuk shkon në këtë mes. Ndoshta është në interesin e klubit që e gjitha kjo të bëhet publike. Ndoshta për të vënë në gjumë Kamzën, kundërshtarin e radhës. Ndoshta për të dërguar edhe një mesazh drejt Bashkisë, që gjithashtu është aksionere dhe duhet të miratojë e lëvrojë përmes Degës së Thesarit fondin për pjesën që i takon të kontribuojë në klub.

Mund të ketë edhe skenarë të tjerë, por e sigurt është se kjo që ndodh te Luftëtari nuk është normale. Shpesh ne, apo media të tjera, akuzohemi se jemi dashakeqë, që u prishim frymën e mirë në ekip. Ndoshta në klube duhet ta kthejnë gishtin nga vetja, pasi problemet financiare me siguri nuk u shkojnë prej mediave…

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online