Formacioni më i keq i vitit, sa shumë dështime nga Anglia

Pas përfundimit të ceremonisë së “The Best FIFA 2018”, ku u dhanë çmime të shumtë duke filluar që nga lojtari më i mirë i vitit, duke përfunduar gjithashtu dhe me formacionin më të mirë. Mbrëmjen e kaluar mediat spanjolle kanë publikuar formacionin më të keq të vitit, sipas paraqitjes së lojtarëve respektivë.

Bie në sy prezenca e 6 lojtarëve, të cilët janë aktivizuar sezonin e kaluar në Premier Ligë. Një statistikë aspak e mirë kjo për kampionat anglez të futbollit. Bonuçi gjithashtu është pjesë e formacionit, Uesli Shnajder bie në sy po ashtu, apo dhe braziliani Ganso.

Në portë Karius, i cili besoj nuk ka shumë nevojë për koment pas paraqitjes që dhuroi në finalen e Champions. Mbrojtja me 3, teksa janë vendosur Lindelof i Mançester Junajtid, Bonuçi dhe Hauedes, i cili nga ana tij thuajse nuk zhvilloi asnjë ndeshje me fanellën e Juventus.

Mesfusha vijon me Bakajoko dhe Shnajder në qendër. Nga krahët, braziliani Ganso dhe Ozil. Ganso u transferua me bujë nga Brazili, por ka rezultuar një dështim i madh. Madje këtë sezon është transferuar në huazim tek francezët e Amiens nga Sevilja. Ozil padyshim pjesë e këtij formacioni dhe nga paraqitja e dobët në Botëror, por edhe fakti që Arsenal nuk arriti në zonën Champions ndikon.

Në majë të sulmit janë Vieto dhe Ihenaço, të cilët mbështeten nga lojtari që paguhet më shumë tek Mançester Junajtid, pikërisht Aleksis Sançez. Sezon zhgënjyes totalisht për kilianin me fanellën e “djajve”, ku dhe ka që ne muajin mars pa gjetur rrugën e golit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online