Kastrioti pa tifozë dhe gjobë Partizanit, Disiplina dënon “boksierët” e së Parës

Pak minuta më parë FSHF ka bërë me dije dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës. E ka pësuar klubi i Kastrioti, i cili është dënuar me një ndeshje pa tifozë, kjo për shkak të hyrjes në fushën e lojës të një personi të paautorizuar.

Nuk ka shpëtuar as klubi i Partizanit, i cili ka marrë  një gjobë, për shkak të sjelljeve të gabuar të tifozëve. Po ashtu pezullime dhe gjoba ka pasur dhe në Kategoritë më të ulëta.

 

  1. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër “Flamurtari” FC në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek.
  2. KF “Kastrioti”, për hyrjen e një personi të pa autorizuar brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës, në bazë të nenit 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  3. Lojtari i KF “Vora”, Florian Peqini ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Iliria”,Emanuel Dulo ,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  6. KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen,në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmije) Lek. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
  7. Zyrtari i “Egnatia”,Agron Aliu ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  8. Zyrtari i “Juban Danja” femra, Ferdinand Janku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online