Formacionet zyrtare: Befasi në Durrës e Elbasan, ja rreshtimet e skuadrave

Kukësi-Kamza dhe Kastrioti-Laçi janë dy përballjet e ditës së sotme në Superiore, që përmbyllin edhe javën e 23-të të kampionatit. Trajnerët e të katër ekipeve kanë vendosur edhe formacionet, teksa në Durrës Devolli ka bërë një ndryshim. Herald Marku është rikthyer titullar, ndërkohë që në sulm luan Roxher dhe jo Vatnikaj. Te Laçi Najdenov është risia. Lushkja nuk është i gatshëm për këtë ndeshje, ndërkohë që Fjoart Jonuzi e nis nga stoli. Mesfushori ka pasur probleme shëndetësore gjatë javës.

Në Elbasan Kamza vjen me disa ndryshime. Martinena dhe Arrabal nuk janë titullarë, ndërkohë që ka lëvizje edhe në mbrojtje. Bitri është preferuar para Beqirit. Mehmeti ka marrë një vend në mesfushë, ashtu si Zisi në sulm. Surpriza edhe nga Cungu, teksa Ethemi dhe Xhemaili janë titullarë nga krahët e mbrojtjes. Në sulm luhet me dyshen Rexhinaldo-Shkurtaj.

Kategoria Superiore – Java 23
E diel, më 24 shkurt, ora 14:00

KUKËSI-KAMZA
Kukësi: Frashëri, Ethemi, Krasniqi, Teqja, Xhemaili, Çyrbja, Dzaria, Limaj, Rrumbullaku, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu
Kamza:
Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti, Fukui, Plaku, Zisi. Trajner: Gentian Stojku
Gjyqtarë:
Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti
Delegat:
Alban Tafaj; Vëzhgues: Fatmir Tare

KASTRIOTI-LAÇI
Kastrioti:
Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Laçi:
Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini, Eller, Najdenov, Çokaj, Shtubina, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga
Gjyqytarë:
Klodian Shahini, Ermal Barushi, Herald Lisaku, Hermal Llapra
Delegat:
Millan Baçi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online