Sekreti i “rilindjes”, Rashford: Merita e Solskjaer, ka depërtuar brenda nesh

0

Ole Gunar Solskjaer i ka surprizuar të gjithë. Ulja e norvegjezit në stol ka ndryshuar totalisht fytyrën e Mançester Junajtid. Ekipi ka rifituar besimin, loja është përmirësuar dhe rezultatet kanë filluar të vijnë.

“Djajtë e Kuq” kanë siguruar tetë fitore dhe një barazim në nëntë ndeshjet e fundit në kampionat dhe tashmë renditen në vendin e katërt. Markus Rashford ndodhet në një formë pozitive dhe numëron 9 gola të shënuar dhe 6 asiste në kampionat deri më tani.

Sulmuesi 21-vjeçar nuk i kursen elozhet për trajnerin, ia kalon atij të gjitha meritat e formës fantastike që po kalon ekipi dhe shpreson që norvegjezi të konfirmohet dhe në vazhdim si trajner i ekipit. Sot është ndeshja kundër Liverpulit dhe djemtë e Solskjaer do të bëjnë maksimumin për të triumfuar përballë “armiqve” të përjetshëm.

Solskjaer ka ndryshuar gjithçka dhe ardhja e tij na ka ndihmuar shumë. Ole ka arritur të futet në kokat tona dhe mua personalisht më ka dhënë një dorë të madhe. Mbrojtja, mesfusha dhe i gjithë ekipi janë përmirësuar shumë dhe ne mund të ndërmarrim hapa të mëtejshëm përpara. E ardhmja e Solskjaer? Nëse vazhdojmë me këto rezultate, nuk ka pse të mos konfirmohet në stolin tonë”, përfundon Markus Rashford.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.