Florian Marku la sportin e arteve marciale të kombinuara për të filluar një karrierë të re në sportin e boksit. Sportisti nga Lushnja bindi në debutimin e tij në këtë boksin profesionist, duke mundur me nokaut në raundin e parë kundërshtarin serb Nikola Janiçieviç.
Tre muaj pas asaj përballje është bërë i ditur dhe kundërshtari i dytë i 26-vjeçarit. Bëhet fjalë për boksierin sllovak Ivan Godor. 39-vjeçari nuk pritet t’i hapë shumë probleme Markut, gjithsesi eksperienca e Godor nuk duhet nënvlerësuar.
Dueli do të zhvillohet të dielën më datë 23 mars në arenën “York Hall” në Londër dhe do të ketë gjithsej katër raunde.