Flet ish-agjenti: Nëse Ikardi qëndronte te Barça, nuk bëhej kurrë futbollist!

Interi sfidon mbrëmjen e sotme Barcelonën në “Camp Nou”, në një sfidë të vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Champions League”. Një ndeshje mjaft e veçantë për ekipet që vihen përballë, por edhe për kapitenin e zikaltërve, Mauro Ikardin. Sulmuesi argjentinas vihet përballë ekipit ku u rrit si futbollist.

Pikërisht në moshën 17-vjeçare, argjentinasi u largua nga Barcelona për t’u bashkuar me Sampdorian. Lidhur me këtë transferim apo dhe për kohën kur Ikardi ishte pjesë e Barçës ka folur ish-agjenti i 25-vjeçarit, Abian Morano. Ky i fundit ka sqaruar vendimin për largimin e argjentinasit nga Barça.

“E vërteta është se klubi nuk donte ta shiste Ikardin. Arsyeja kryesore ishte se Barça luante me një sistem tjetër dhe nuk e përqendronte lojën te sulmuesi kryesor. Kjo ishte arsyeja që vendosëm të ndryshonim ambient. Në dy vite te Barcelona Mauro shënoi 17 gola në vitin e parë dhe 19 në të dytin. Vlen për t’u përmendur që të paguaje 300 mijë euro në atë kohë dhe për një ekip si Sampdoria ishte diçka e konsiderueshme”.

“Barça u përqendrua në sulmues të tipit, nëntë false. Cmimi i Ikardit nuk ishte i ulët, por as i lartë. Mauro ishte golashënues për sa kohë ishte pjesë e Barçës, por mendonim se do të ishte e vëshirë të arrinte ekipin e parë. Po të kujtojmë Dibala ka thënë se nuk është e lehtë të luash përkrah Mesit”.

“Kujtojmë Ibrahimoviç nuk pati një eksperiencë të mirë me katalanasit, pasi në kohën e Guardiolës ishte e paimagjinueshme të shihje Barcelonën me një sulmues qendror. Ishin të shumta arsyet që menduan të largoheshim. Nëse Ikardi kërkonte të ishte protagonist duhej të largohej. Madje, në rast se ai do të qëndronte e them me bindje që Mauro nuk do bëhej kurrë futbollist profesionist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online