Flasin protagonistët, De Gea dhe Rashford: E merituam fitoren!

David De Gea dhe Markus Rashford ishin protagonistët e sfidës përballë Totenhmit. Portieri spanjoll bëri 11 pritje dhe e mbajti rrjetën e paprekur, një rekord për të në Premier Ligë. Ndërsa sulmuesi i talentuar anglez i dha triumfin “Djajve” me golin e tij në fundin e pjesës së parë.

Pas ndeshjes, të dy futbollistët folën për mediat angleze. Fillimisht, ishte njeriu i takimit, David De Gea, i cili u shpreh: “Ky është Mançester Junajtid i vërtetë. E merituam plotësisht fitoren përballë një skuadre shumë të fortë, e kontrolluam shumë mirë pjesën e parë dhe u mbrojtëm të gjithë së bashku në të dytën. Një fitore shumë e rëndësishme”.

Ndërsa Rashford, u shpreh: “Ishte ndeshja më e vështirë deri më tani këtë sezon. Na duhej të punonim shumë për të marrë këtë triumf dhe jemi shumë të lumtur që ia dolëm. Nuk isha unë ai që i fitoi ndeshjen Junajtid, por të gjithë duhet të përgëzojmë De Gean”,- përfundoi sulmuesi i Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online