Flamurtari, konfirmohet vetëm trajneri Duro

Elton Nika

Me mbylljen e kampionatit, ku Flamurtari siguroi qëndrimin pikërisht javën e fundit, pas fitores 0-3 me Korabin, skuadra është shpërndarë dhe për të ardhmen askush nuk është i sigurt.  Futbollistëve u është komunikuar nga klubi vlonjat se për ta kanë filluar pushimet dhe se do të lajmërohen me një telefonatë për vazhdimësinë. Në këtë situatë, askush nuk e ndien veten pjesë e Flamurtarit të sezon it të ardhshëm, sepse kuptohet që telefonata nuk do të ketë për të gjithë. Për momentin, askush nuk e di, nëse do të jetë apo jo sërish në Vlorë. Pas ndeshjes me Korabin nuk është lënë asnjë datë për grumbullimin e ekipit dhe, siç bëjnë me dije burime nga klubi kuqezi, lojtarët do të informohet me anë të telefonit, por jo të gjithë do të kenë shansin të luajnë përsëri me fanellën e Flamurtarit.

DURO – Tashmë është e konfirmuar se skuadra e sezonit të ardhshëm do të ndërtohet nga trajneri Shpëtim Duro, i cili, siç ka thënë administratori Idrizi në prezantimin e tij, do të ketë të drejtën e vendimmarrjes për gjithçka. Në Vlorë besojnë së trajneri kryeqytetas do të formojë një skuadër për të qenë në nivele të larta dhe jo si ajo e sezonit që sapo përfundoi, që luftoi deri javën e fundit për qëndrimin në Superiore. Kështu, trajneri Shpëtim Duro është i konfirmuari i vetëm për Flamurtarin e sezonit të ri deri në këtë moment. Duro ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me Flamurtarin. E ardhmja e tij lidhej me qëndrimin ose jo të Flamurtarit në Superligë, objektiv që tashmë u arrit dhe që e mban atë në stolin vlonjat. Natyrisht, trajneri ka nisur të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, që do të ketë jo pak ndryshime.

LOJTARËT – Përfundimi i ndeshjes me Korabin solli edhe shpërndarjen e lojtarëve të Flamurtarit, sepse nuk do të ketë vazhdim të stërvitjes, siç ka ndodhur vite të tjera. Drejtuesit e ekipit nuk kanë fiksuar asnjë datë për grumbullimin  tij, që do të thotë se lojtarët janë në “ajër”. Për ta që do të vijojnë të jenë pjesë e Flamurtarit duhet pak kohë, pasi stafi teknik dhe ai drejtues të vendosë për secilin nga ata që ishin pjesë e ekipit sezonin e fundit. Siç ndodh rëndom në Shqipëri, njoftimi do të bëhet me telefon. Vetë lojtarët e Flamurtarit, të kontaktuar nga gazeta, janë shprehur se nuk dinë asgjë për vazhdimësinë, por thjesht presin një telefonatë nga klubi. Eshtë e qartë se telefonata e klubit kuqezi nuk do të jetë për të gjithë, sepse ka pasur jo pak zhgënjim nga shumë elementë. Për momentin është kohë pushimesh te vlonjatët, të cilët sapo mbyllën edhe një tjetër sezon problematik. Eshtë e sigurt se do të ketë shumë skarcime, pasi në grup ka pasur shumë lojtarë, të cilët nuk e kanë bindur trajnerin Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online