Etika vendos të premten për Skënderbeun

Komisioni i Etikës pritet të mblidhet ditën e premte, kur do të vendosë mbi çështjen “Skënderbeu”. Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dosja me vendimin e argumentuar të UEFA-s ka mbërritur prej kohësh. Ajo i ka kaluar Komisionit të Etikës, që pritet të marrë një vendim. Skënderbeu nuk u lejua vjet të luante në Kupat e Europës, pasi Sistemi i Monitorimit për Manipulimin e Ndeshjeve (BFDS), i krijuar në 2009-ën nga UEFA, kishte veçuar shumë ndeshje të korçarëve, ku kishte pasur luhatje të koeficienteve. Një pjesë e ndeshjeve janë konsideruar si të trukuara, ndërkohë që shumë ndeshje të tjera dyshohen si të tilla. Gjithsesi, e gjitha është e bazuar në luhatjen e koeficienteve dhe jo në prova të tjera konkrete, si deklarata të personave të përfshirë apo tabulate telefonike. Çështja ka kaluar edhe në Prokurori dhe po vijohet me hetimet.

GJIKA – Ka kohë që qarkullon një thashethem për zbritjen e Skënderbeut nga Superiorja. Pak ditë më parë, ai që lëshoi alarmin ishte ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili u shpreh se Skënderbeu do të dënohet, madje do të bjerë një kategori më poshtë. Diçka të tillë e ka në dorë Komisioni i Etikës, që pritet të marrë një vendim të premten. Gjobë, heqje pikësh, apo rrëzim nga kategoria, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset, por deklarata e bërë nga ana e ish-kryebashkiakut të Vlorës dhe ish-presidentit të Flamurtarit nuk është e pabazë. Kryetari i Komisionit të Etikës është Fatmir Braka, avokati i mirënjohur, i cili është edhe avokati personal i Gjikës. Ai mendohet të jetë edhe burimi i informacionit, që e ka nxitur vlonjatin të paralajmërojë dënimin e korçarëve.

Gjithsesi, në Korçë janë optimistë për situatën dhe nuk e mendojnë aspak një dënim me zbritje nga Superiorja. Klubi juglindor po mendon për një përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e  Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online