Fiorentina në krizë, merkato e janarit e çon te ylli i Boka Zhuniors

0

 

Fiorentina nuk gjen fitore në Serie A prej tetë ndeshjesh. Në rast se ecuria e keqe vazhdon në fundjavë ndaj Empolit, nuk do të jetë aspak çudi sikur të vijë shkarkimi i trajnerit Silvio Pioli. Gjithsesi, përveç trajnerit të ri, drejtuesve të klubit toskan u duhet të mendojnë për të siguruar disa përforcime në merkaton e janarit.

Një ndër emrat e përfolur nga mediet italiane është ai i mesfushorit të Boka Zhuniors, Nahitan Nandez. Futbollisti uruguaian ishte një ndër lojtarët më të mirë të Bokës në finalen e trofeut Libertadores, ku dha një asist fantastik për golin që zhbllokoi sfidën, ndërsa në verë pati një paraqitje të mirë dhe në Botëror, ku përfaqësuesja e tij u eliminua nga Franca në çerekfinale.

Agjenti i lojtarit, Oskar Bentakur, është vënë në lëvizje për t’i siguruar lojtarit të tij kalimin në një klub elitar europian dhe Fiorentina duke më e interesuara për momentin. Që Nandez të veshë fanellën ngjyrë vjollcë, ekipi toskan duhet të derdhë 15 milionë euro në arkat e Boka Zhuniors për të aktivizuar klauzolën e largimit të lojtartit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.