Flamurtari “blind”, sot kundër historisë dhe Kukësit me probleme

Flamurtari është gati për të marrë tre pikët e para. Përballë do të ketë Kukësin, që prej vitit 2013 nuk e ka mundur në Vlorë. Kuqezinjtë e kanë të qartë se kanë një ndeshje të vështirë për të kaluar, por janë gati t’i sfidojnë verilindorët. Trajneri Ilir Daja nuk ka të gatshëm brazilianin Elton Kale, i cili ende nuk e ka zgjidhur kontratën me Kukësin.

Koliçi dhe Alla sfidojnë të shkuarën dhe dëshirojnë edhe më shumë se të tjerët të fitojnë. Flamurtari në krahasim me ndeshjen me Teutën nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Njëjtë edhe Kukësi, me ndonjë lëvizje të vogël. Por situata nuk është aspak e qetë te verilindorët.

Ka një çështje Frashëri, që u mohua më parë nga drejtuesit dhe trajneri Cungu. Njëjtë u bë edhe për Donjet Shkodrën. Me siguri edhe për Ethemin do thonë që është zgjedhje teknike e stafit. Por që ka diçka që nuk shkon te Kukësi, askush nuk e mohon dot. Janë disa lojtarët me probleme dhe të tjerët që presin kur do u vijë radha t’u ndodhë e njëjta gjë. Gjithsesi në 90 minuta në fushë harrohet çdo gjë.

Kategoria Superiore – Java 2

E diel, më 26 gusht, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Useini, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Kukësi: Maloku, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Musolli, Uilliam, Harba, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Fatmir Lamaj; Pas porte: Andi Koçi, Klodian Shahini

Delegat: Millan Baçi, Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online