Vdekja e Hoze Antonio Rejes i ka prekur të gjithë. Ish-sulmuesi humbi jetën bashkë me nipin e tij 23-vjeçar pas një aksidenti, me makinën që drejtohej nga ish-futbollisti i Real Madrid, Sevija e Arsenal. Automjeti pasi u përplas me një shtyllë, humbi kontrollin dhe përfundoi i përbysur jashtë rrugës. Më pas flakët e pushtuan gjithë mjetin “Mercedes Brabus”, që i dhanë edhe goditjen përfundimtare.
Pas kësaj humbje të madhe në botën e futbollit, të shumtë kanë qenë reagimet e ekipeve dhe të njohurve të Rejes. Klubi i Arsenal, ku 35-vjeçari i ndjerë ka kaluar dy vite të karrierës, ka vendosur ulë në gjysëmshtizë flamurin e klubit në qendrën stërvitore.
Edhe Arsen Venger ka thënë fjalët e tij, ku dëfren hidhërimin dhe ngushëllon të afërmit e ish-futbollistit të tij. “Jam tepër i hidhëruar teksa dëgjoj lajmin e tmerrshëm për Hoze. E gjithë familja e Arsenal mbështet shokët dhe të afërmit e tij. Ai do të ketë gjithmonë dashurinë tonë”, u shpreh Venger.
Our club flag will remain at half-mast at Arsenal Training Centre.
In loving memory of Jose Antonio Reyes ?? pic.twitter.com/Gpm0Y4HT7B
— Arsenal FC (@Arsenal) June 1, 2019