Fitorja ndaj Seltës me shije të hidhur, Reali humbet dy lojtarë për dëmtime

Reali triumfoi mbrëmjen e kaluar në fushën e vështirë të Selta Vigos, me shifrat 2-4. Madrilenët duket se po rikthehen nga java në javë të bëjnë mirë dhe meritë për këtë mund të ketë dhe trajneri Solari.

Gjithsesi, triumfi i mbrëmshëm, duket se ka pasur një “faturë” të hidhur për të paguar nga klubi madrilen. Naço dhe Kasemiro pësuan dëmtime që të dy dhe ditën e sotme është bërë e ditur shkalla e dëmtimit për të dy lojtarët.

Mesfushori brazilian, Kasemiro do të jetë larg fushave për tre javë, ndërsa për spanjollin Naço, situata paraqitet më delikate. Mbrojtësi do të mungoj për gati dy muaj. Reali do të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve, për të luajtur kundër Eibarit, përsëri në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online