Pelisier shpërthen ndaj Venturës: Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur asnjëherë!

Serxho Pelisier është një nga veteranët më të njohur të futbollit në Serinë A, teksa aktivizohet në radhët e Kievo Veronës, prej vitit 2000. Tashmë në moshën 39-vjeçare, sulmuesi sheh ekipin e tij të jetë mjaft në vështirësi.

Edhe pse jemi vetëm në javën e 12-të të kampionatit, Kievo duket se është me një këmbë në Serinë B sezonin e ardhshëm. Tashmë veronezët kanë mbetur dhe pa trajner, pas largimit të Xhampiero Venturës. Lidhur me largimin e teknikut, ka qenë pikërisht veterani Pelisier, i cili ka shpërthyer me një postim në “Instagram”.

“Kjo foto shpreh të gjithë zemërimin që kam tani. Një verë e keqe me probleme për klubin dhe një nisje e sezonit për t’u harruar. Gjithashtu dhe një trajner që largohet, por që në momentin e parë që erdhi e shihte veten të larguar. Çmenduri! Në 22 sezone si futbollist profesionist, mendova se i kisha parë të gjitha, por tani më duhet të pranoj që gjithmonë mësojmë diçka të re”.

“Megjithatë, te Kievo jemi mësuar me situatat e vështira dhe në fund do të dalim me kokën lart përpara atyre që po tallen pas shpinës tonë. Të marrësh diçka pa luftuar nuk ka shije, apo jo? E rinisim dhe një herë nga zero, por tani jemi të fortë. Ata që e duan këtë ekip, nuk mund të heqin dorë për shkak se gjërat po ecin keq për momentin. Mos bëni si Ventura, fitohet dhe humbet së bashku, si një skuadër. Mos të heqim dorë deri në fund”, përfundoi shkrimin e tij sulmuesi.

 

View this post on Instagram

 

In questa foto c’è tutta la rabbia che ho in questo momento. Un estate pesante con il problema plusvalenze, un inizio di stagione da dimenticare e per dire che non c’è mai fine al peggio le dimissioni di un mister che dal primo momento che è arrivato se ne voleva gia andare. Pazzesco!!! In 22 stagioni da professionista pensavo di aver visto tutto ma sono costretto ad ammettere che c’è sempre qualcosa di nuovo. Comunque al Chievo siamo abituati ad essere sempre in difficoltà e ne usciremo a testa alta alla faccia di tutti quelli che in questo momento si stanno divertendo alle nostre spalle. Non si può ottenere qualcosa nella vita senza lottare non ci sarebbe gusto no? Ripartiamo ancora da zero e questa volta saremo ancora più forti ?. Chi ama questa squadra non la può abbandonare solamente perché le cose vanno male, non è così che si fa, non fate come Ventura, si vince e si perde insieme come deve essere in una squadra. Mai mollare fino alla fine ? #chievobologna #campionato #seriea #pareggio #lottare #nonmollaremai #uomini #coraggio #personalità

A post shared by Sergio Pellissier (@sergio_pellissier) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online