Fitorja e Sitit sjell polemika, VAR-i nuk u përdor për një arsye qesharake

Mançester Siti përmbysi skuadrën e Suonsit nga 2-0 në 2-3, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës FA. Një gol nga Serxhio Aguero në minutën e 89’ i dha fitoren “Qytetarëve”. Goli i sulmuesit argjentinas ka acaruar jo pak tifozerinë vendase, pasi pozicioni i Agueros ishte i parregullt.

Pamjet nga momenti i golit janë të qarta dhe dukshëm numri 10 i Mançester Sitit është më i avancuar se mbrojtja e Suonsit. Në Kupën FA, VAR-i përdoret, por në këtë rast nuk u përdor, për një arsye të padëgjuar më parë.

Dhoma e VAR-it është hequr nga stadiumi i Suonsit, “Liverty Stadium”, për shkak se skuadra uellsiane militon në Championship, ligën e dytë angleze. Të gjithë këto faktorë kanë acaruar jo pak tifozët e Suonsit, që e ndjejnë se janë eliminuar në mënyrë të padrejtë dhe kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Skuadra e tyre ishte shumë pranë gjysmëfinaleve të Kupës FA, por u eliminuan nga një vendim i padrejtë.

Aguero dukshem ne pozicion te parregullt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online