Fitorja e dhimbshme e Poçetinos: Kejn mungon gjatë

Totenhemi e fitoi ndeshjen e vajtjes në çerekfinalet e Champions League kundër Mançester Sitit, por trajneri Mauricio Poçetino nuk ishte i lumtur pas ndeshjes.

Shkaku ishte dëmtimi i yllit të ekipit, sulmuesi Herri Kejn, i cili në një duel me Delf mori një goditje të fortë në këmbë dhe u detyrua të zëvendësohej duke çaluar.

https://twitter.com/footyclantv/status/1115713443997396992?s=19

“Do të kryhen kontrolle nesër, por duket se është i njëjti kyç dhe i njëjti dëmtim. Është trishtuese dhe shumë zhgënjyese.

“Do ta ndjejmë shumë mungesën e tij, ndoshta nuk do të luajë më këtë sezon”, tha trajneri i Totenhemit.

Për sa i përket ndeshjes, ai tha: “Ishte një ndeshje e pabesueshme, shumë e vështirë. Megjithatë, nuk festojmë dot, sepse është Mançester Siti dhe ka ende një ndeshje kthimi. Penalltia e pritur nga Loris na dha besim të madh, pati shumë gjëra pozitive kjo mbrëmje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online