Guardiola shpjegon formacionin e çuditshëm: E përmbysim në kthim!

Mançester Siti është mundur sërish nga një ekip anglez në kupat e Europës, 5 humbje në 5 përballje.

Megjithatë, kundër Totenhemit ishte vetëm raundi i parë dhe Pep Guardiola dukej i qetë, duke folur për BBC Radio 5 pas ndeshjes: “Krijuam raste, më shumë se thjesht penalltia. E kontrolluam ndeshjen, nuk e lejuam Totenhemin të vraponte shumë dhe të godiste portën, por më vjen keq që nuk shënuam. Rezultati nuk është i mirë, por për të shkuar në turin e ardhshëm duhen edhe përmbysje të tilla dhe besoj se do t’ia dalim. Kur nuk luajmë mirë nuk e kam problem ta them, por sot nuk pata atë ndjesi“.

Guardiola ka luajtur 8 ndeshje eliminatore në Champions League duke humbur vajtjen jashtë fushe dhe vetëm në dy raste është kualifikuar në kthim.

Spanjolli habiti edhe me zgjedhjet e formacionit, por shpjegoi: “Bernardo Silva ishte i dëmtuar, por e presim për ndeshjen e kthimit. Delf luajti sepse ka qenë i shkëlqyer në stërvitje. De Brujne në stol? Dëshiroja dy mesfushorë me tipare mbrojtëse nga minuta e parë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online