Dita e betejave të vërteta, Superiorja zjarr

Faza e katërt nis sot dhe zhvillohen katër ndeshje mjaft interesante. Finale mbijetese dhe për Europën, luftë në distancë edhe për titullin kampin. Gjithçka nis prej orës 15:30 dhe nga ndeshja Laçi-Kukësi i kanë sytë Partizani, Skënderbeu, Teuta e Luftëtari. Të kuqtë duan të rritin diferencën me ndjekësit, kurse tre ekipet e tjera mendojnë për Europën. Të gjitha duan vendin e tretë dhe gara është e hapur.

Në Fushë-Krujë Kastrioti e ka “jetë a vdekje” me Luftëtarin. Tirana i ka tre pikët në xhep me Kamzën dhe i intereson të thyhen krutanët. Bledar Devolli dhe skuadra e tij janë të karikuar maksimalisht për të marrë tre pikët, ndërkohë që nga ana tjetër gjirokastritët mjaftohen edhe me një pikë. Skuadra e Ahmatajt nuk ka ndërmend të ndërmarrë aventura.

Në mbrëmje zhvillohen dy sfidat e tjera dhe karikimi në këto skuadra do të varet edhe nga rezultatet e sfidave të orës 15:30. Partizani e ka detyrim të bëjë kthesën kundër Skënderbeut, një ndeshje që pritet të jetë e hapur. Presionin më të madh e kanë të kuqtë. Në Vlorë Flamurtari do kërkojë të tregojë focë karakteri edhe nga Teutës. Durrsakët nuk kanë rrugë tjetër, veçse të bëjnë autokritikë pas asaj humbje 5-0 me Laçin.

Kategoria Superiore – Java 28
E mërkurë, më 10 prill 2019

Ora 15:30 | Laçi-Kukësi
Ora 15:30 | Kastrioti-Luftëtari
Ora 18:30 | Partizani-Skënderbeu
Ora 18:30 | Flamurtari-Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online