Firmino ia hedh paq: Ju falënderoj, syri im është në rregull!

Liverpul triumfoi ndaj Totenhem në një sfidë mjaft të vështirë për të kuqtë e Jurgen Klop.  “The Reds” arritën një fitore në shifrat 1-2, por “fatura” që i është dashur të paguajnë për këtë fitore ishte pak e “kripur”.

Roberto Firmino pësoi një dëmtim jo pak të frikshëm në duelin me belgun e Totenhem, Jan Vertongen. Ishte minuta e 71-të kur braziliani u dëmtua në syrin e majtë dhe i trembi jo pak të gjithë ambientin e kuq.

Gjithsesi ka qenë vetë lojtari, ai i cili ka qetësuar të gjithë tifozët e Liverpul me një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka thënë se çdo gjë është në rregull dhe se ai do të kthehet shumë shpejt.

“Ishte vetëm një trembje, syri im është në rregull, ashtu si unë. Ju falënderoj për çdo mesazh dhe shihemi së shpejti”, ishin fjalët e sulmuesit brazilian të Liverpul.

https://www.instagram.com/p/BnwU3EiHx1Z/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online