Firmino i dëmtuar, Klop: Është makinë, nuk e ndal asgjë!

Liverpuli fitoi me lehtësi dje ndaj Hadërsfildit, duke siguruar 3 pikë që i japin përkohësisht kreun, por ra në sy mungesa e sulmuesit Firmino.

Braziliani është lojtar kyç në sulmin e The Reds, ndaj mungesa e tij edhe në stol ngriti shumë pikëpyetje. Më pas u zbulua se bëhej fjalë për një dëmtim në stërvitje dhe natyrisht nisi gara për të gjetur sa kohë do mungojë braziliani.

Në mediat angleze u raportua për mungesë të mundshme në mesjavën e ardhshme, në sfidën kundër Barcelonës në Champions League, ndërsa kishte edhe nga ata që shkonin deri aty sa të siguronin se Firmino e ka mbyllur sezonin.

Gjithsesi, pas ndeshjes së djeshme për dëmtimin e yllit të sulmit foli trajneri Jurgen Klop: “Bobi pësoi një tërheqje të lehtë në stërvitje dhe e lamë pushim. Mos u merrni me rrjetet sociale, Firmino nuk e ka mbyllur sezonin. Ai është një makinë, i pandalshëm, ndaj duke e njohur besoj se do të jetë në fushë kundër Barcelonës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online