Skuadra e Teutës ka rinovuar sot me mesfushorin e talentuar, Uendi Vecaj. “Djemtë e Detit” kanë bindur 22-vjeçarin që të rinovojë kontratën edhe për tre vite te tjera. Vecaj do të jetë pjesë e Teutës deri në 2022 dhe shihet si një lojtar i rëndësishëm nga drejtuesit e klubit. Sezonin e shkuar, 22-vjeçari luajti 17 ndeshje në Superiore, ku shënoi dhe një gol.