Fiorentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Romën, duke regjistruar kështu ndeshjen e katërt pa fitore. “Vjolët” nuk kanë mundur që ta ruajani avantazhin, duke u ndëshkuar vetëm 5 minuta para fundit të ndeshjes.
Ishte Florenzi ai që shpëtoi kryeqytetasit nga humbja. Fillimisht ishte Veretouti ai që ktheu në gol një 11-metërsh, por takimi duhet thënë se ishte i ekuilibruar. Në pjesën e dytë miqtë e rritën më shumë presionin dhe u shpërblyen vetëm 5 minuta para kohës së rregullt.
Të dyja këto skuadra shkojnë në kuotën e 16 pikëve, por me Fiorentinën që mban vendin e gjashtë me renditje, për shkak të golavarazhit më të mirë. Situata nuk është aspak e mirë në të dyja kampet, pasi Roma nuk triumfon prej 3 ndeshjesh, ndërsa Fiorentina regjistron barazimin e tretë radhazi dhe ndeshjen e katërt pa fitore.