Ndoj asist me Breshian, Latifi fiton derbin kundër Hasanit

Emanuele Ndoj ka qenë protagonist sot me Breshian, teksa ka asistuar në golin e parë të shënuar prej ekipit të tij. Në minutën e 14-të mesfushori mirditor ka shërbyer për Torregrosa, i cili shënoi golin e barazimit 1-1.

Në fund Breshia mori një pikë në transfertë kundër Foxhias, I gjithë takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Një pikë mori edhe Ergys Kaçe me Panathinaikosin. Mesfushori korçar e nisi nga stoli dhe zbriti më pas në fushë në minutën e 63-të. Grekët kishin një ndeshje të vështirë kundër AEK-ut. Asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë dot gol.

Tre pikëve iu gëzua Liridon Latifi. Sulmuesi anësor ishte titullar me Pushkash Akademi. Ish-lojtari i Skënderbeut luajti vetëm 45 minutat e para, ndërkohë që skuadra e tij fitoi 2-1 kundër Diosgor. me këta të fundit luan Florent Hasani dhe mbrojtësi Dejan Karan, i cili ka qenë pjesë e Tiranës në Superiore në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online