Filozofia “anti-Murinjo” dhe shefi Sir Aleks, Solskjaer zbulon “djajtë” e tij

Ole Gunar Solskjaer do të rikthehet nesër në “Old Trafford”, kësaj radhe jo si lojtar, por si trajneri i Mançester Junajtid. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Hadërsfilldit, norvegjezi ndau me gazetarët një bisedë me skuadrën dhe shpjegoi raportin e veçantë që ai ka me ish-trajnerin legjendar Sir Aleks Ferguson.

NDESHJA E NESËRME – “Duhet të qendrojmë me këmbë në tokë. Mendoj se ky është çelësi. Luajmë në shtëpi, por duhet të vetëpërmbahemi. Do të jetë emocionuese për mua, por tani jam trajneri i skuadrës dhe më duhet të përmbush detyrat e mia”

KRITIKAT E NEVILL – “Jam i bindur se ai do të jetë shumë i ashpër ndaj meje. E kam pasur për 11 vite në dhomat e zhveshjes dhe e njoh shumë mirë. Tani ai paguhet për të dhënë një opinion dhe këtu ska asgjë të keqe”.

FILOZOFIA E LOJËS – “Unë nuk kam ndonjë gjë të veçantë nga menaxherët e tjerë. Gjithçka është ka të bëjë më përgjegjshmërinë e çdo kujt në skuadër. Fola me lojtarët në një takim dhe të gjithë ramë dakord se kur të shënojmë golin e parë, duhet të kërkojmë me ngulm të dytin, e më pas të tretin. Kjo është natyra e këtij klubi, lojtarët këtu duhet të mendojnë gjithmonë për të sulmuar portën e kundërshtarëve”.

BISEDA ME ALEKS FERGUSON – “Sigurisht që kam folur me të. Do e takoj sa herë që kam nevojë për ndonjë këshillë, pasi siç të gjithë e dini ai është shefi. Nëse ka ndonjë njeri që mund t’i besoj është ai dhe vetëm ai”, përfundoi Solskjaer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online