Për shumë vite me radhë Federiko Dimarko kishte qenë ndër ata tifozë të Interit, që trishtoheshin pamasë sa herë skuadra e tij e zemrës ndëshkohej në momentet e fundit të takimit. Fati deshi që këtë të shtunë të ishte pikërisht ai që do trishtonte me miliona tifozë interistë në të gjithë botën.
Goli ishte fantastik, një e majtë që nxori krejtësisht jashtë loje sllovenin Handanoviç me një goditje të rrufeshme. Më pas erdhi festa e shfrenuar me heqjen e fanellës, veprim ky që nuk i pëlqeu shumë vetave dhe siç është bërë zakon në periudhën e “Boom”-it të rrjeteve sociale, me mijëra fyerje erdhën në harkun e pak orëve.
I gjendur para kësaj situate, Di Marko, kreu një postim në rrjetet sociale ku shkroi:
“Ekzaltimi im ishte çlirimi nga këto vite të vështira. Nuk doja kurrë që goli im i parë të ishte ndaj skuadrës time të zemrës… Por futbolli e ka dhe kështu. Më vjen keq për fansat që janë ndjerë të fyer, por nuk është ashtu. Dua t’ju kërkoj të ndaloni fyerjet… sidomos tani që po vjen vajza ime…”