Akhmat Grozni ka fituar me rezultatin 2 – 0 ndaj Arsenal Tulës, duke e mbyllur kështu me sukses gjysmën e parë të kampionatit rus. Bernard Berisha e nisi nga minuta e parë këtë takim, ndërsa Bekim Balaj pa të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.
Me fitoren e sotme ekipi çeçen shkon në kuotën e 23 pikëve dhe largohet gashtë pikë larg zonës play-out. Me Odise Roshin e dëmtuar dhe Bekim Balajn që ka humbur prej javësh vendin e titulluart, Bernard Berisha është shqiptari që po merr më shumë minuta te Akhmat. Kampionati rus tani fillon pushimin dimëror që zgjat deri në muajin mars.
Zhvendosemi në kampionatin grek, ku Panionios, skuadra ku luan sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj është ndalur në një barazim 1 – 1 kundër Levadiakos. Futbollisti vlonjat luajti për 90 minuta në këtë takim, por pa mundur të lërë shenjë.