Kampionati në Kosovë është hapur. Kryesuesit e Feronikelit kanë pësuar humbjen e parë sot ndaj Gjilanit dhe gjithçka është vendosur në pjesën e dytë nga braziliani Xheferson.
Mesfushori, i cili ka luajtur në Superiore me Kukësin, ka fituar “derbin” me Kariokën, madje duke qenë protagonisti absolut me golin e realizuar. Kështu Feronikeli ka vetëm dy pikë më pak se Prishtina e vendit të dytë.
Në Mitrovicë nuk kishte fitues. Trepça ’89 dhe Llapi shënuan nga një gol në pjesën e parë dhe ndanë nga një pikë. Guçev ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani, por epërsia zgjati vetëm 10 minuta.
Alidema ishte ai që shënoi për Llapin, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Zhdrella fillimisht dhe më Guçev u ndëshkuan me kartonë të kuq. Pjesën e dytë të dyja ekipet e luajtën me nga 10 futbollistë.
IPKO SUPERLIGA – JAVA 11
Gjilani-Feronikeli 1-0
Shënues: Xheferson 66’
Trepça ’89-Llapi 1-1
Shënues: Guçev 18’ / Alidema 28’